Kurti: Shqiptarët e Luginës e kanë vendin në Serbi
Kandidati për kryeministër në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë në Rubikon ka folur edhe për çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Kurti nuk ka folur krejtësisht hapur për këtë çështje, por ka lënë të nënkuptohet në formë të qartë se nuk është për ndryshime territoriale as kur bëhet fjalë për ta.
Gazetari Kelmendi e pyeti haptas se a do t’i përkrahte në përpjekjen e tyre për bashkim me Kosovën. Kurti megjithëse u mundua t’i bishtnonte përgjigjes, dha të kuptohej se do ta mohonte një gjë të tillë për shkak të respektimit të sovranitetit të vendit, shkruan Periskopi.
Kurti u pyet nga kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami, edhe për çështjen e Bashkimit Kombëtar, që po ashtu përfshin çështjen e ndryshimeve territoriale.
Edhe në këtë çështje, z.Kurti u tregua shumë i mjegullt pa ofruar një përgjigje konkrete.
Kurti po ashtu tha se për shqiptarët në këtë pjesë do të mundohet ti faktorizoj.