Kurti  shpreh gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare  për Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Kurti shpreh gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare për Bujanoc dhe Preshevë

19.Apr.2020 21:45
0

Sot në orët e pasdites, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberin dhe tjetrën me kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifin.

Kamberi dhe Arifi e kanë njoftuar Kurtin mbi menaxhimin e situatës me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, deri më tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë.

“Autoritetet lokale të të dyja komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë Covid-19 për gjithë qytetarët”.

Kurti në emër të Qeverisë, të dy kryetarëve ua ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

“Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi”./klankosova/

Arifi: Rroga ime do të shkoj tërësisht për familjet me nevojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration