Kurti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e gjallë në Beograd
Lokale

Kurti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e gjallë në Beograd

12.Sep.2021 07:18
0

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për mënyrën se si dëshiron të zgjidhë problemin me shtetin fqinj.

Ai tha se shkëmbimi i territoreve ka vdekur si projekt, por se ideja është e gjallë në Beogradin zyrtar, përkundër se vetë nuk do ta pranonte asnjëherë, njofton Klan Kosova.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është as zgjidhje. Do t’i bënte gjërat më keq. Unë dua zgjidhje demokratike, zgjidhje paqësore dhe shkëmbimi i territoreve është rrugë që na çon në konfliktet e të 90-ve dhe që nuk do të mbetej konflikt veç në mes Kosovës dhe Serbisë, por do shpërndahej edhe në Ballkanin Perëndimor. Unë s’e pëlqej këtë mënyrë të të bërit politikë ku presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë monarkë të mesjetës dhe që territorin e shtetit e konsiderojnë si pronë private e shtetin si shtëpinë e tyre. Kështu që unë e kundërshtoj këtë model që i bën gjërat më keq se që janë. Projekti për shkëmbime territoresh përfundimisht ka dështuar, por ideja s’ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë vendet fqinje të Beogradit si Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që nuk janë të integruara në BE, fatkeqësisht Beogradi i konsideron shtete të përkohshme dhe duke imituar federatën ruse dëshiron t’i forcojë faktorët e vet në shtete fqinje si parashtete satelite në mënyrë që t’i bëjë fqinjët e vet jofunksionalë, por kjo s’ka gjasa të ndodhë me Republikën e Kosovës. Pavarësia e Kosovës qëndron dhe ne do të forcohemi si shtet me institucione funksionale, duke dalë nga krizat ekonomike dhe duke shkuar drejt Perëndimit, një gjë që s’e vëmë kurrë në pikëpyetje, si dhe ne aspirojmë të bashkohemi në NATO dhe BE”.

Kurti ka thënë se integrimi i serbëve të Kosovës do të ndodhë përmes ekonomisë derisa përmendi Beogradin si pengesë për këtë qëllim meqë, sipas tij, po i përdor ata për synimet e tij hegjemoniste.

Po ashtu, Kurti sqaroi edhe renditjen e prioriteteve të tij ku në tri vendet e para nuk zuri dialogun me Serbinë. Ai tha se kjo renditje ishte kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të Kosovës edhe pse marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë të rëndësishme.

Preshevë: 6 vite kur u votua deklarata për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration