Kundërshtohet ndarja e ndihmës solidare për punonjësit administratës komunale të Bujanocit
Lokale

Kundërshtohet ndarja e ndihmës solidare për punonjësit administratës komunale të Bujanocit

30.Dec.2019 12:13
0

Këshilltarët komunal të kuvendit komunal kanë kritikuar ndihmën solidare që kanë ndarë komuna për punëtorët e administratës komunale.

Ditë më parë kryetari i komunës së Bujanocit ka marrë vendim për ndarjen e ndihmës solidare për të gjithë punonjësit e administratës komunale.

“Në bashkëmendim me Sindikatën e pavarur të punëtorëve dhe në bashkëpunim me të gjithë punëtorët e Administratës komunale, u vendos që për fundvit Komuna e Bujanocit të ndajë ndihmë solidare për të gjithë punonjësit e saj”, ishte shkruar në faqen e facebookut.

Sipas këtij njoftimi e veçanta e kësaj ndihme është se punonjësit që kanë paga më të ulëta (klasifikimin me shkollë të mesme), do të përfitojnë nga 25 mijë dinarë, ndërsa kryeshefët dhe punëtorët me fakultete, do të përfitojnë nga 20 mijë dinarë.

Në seancën e sotme të IX-të e  kuvendit komunal,  kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka arsyetuar ndihmën solidare duke thënë se ka bazë juridike ndërsa është refuzuar kërkesa që ndihma e njëjtë të ndahet edhe për punëtorët e ndërmarrjes më të madhe publike “Komunalia”./Titulli.com/


Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration