Kundër reagim: A do të reagoni pse po bie shi ?
Lokale

Kundër reagim: A do të reagoni pse po bie shi ?

29.Mar.2013 20:18
0
Për dallim nga Lëvizja e Progresit Demokratik, unë nuk po shprehi hidhërim në ndonjë artiklull, por po bëjë vetëm se një kundër reagim të thjeshtë. Pa pasur nevojë të flas në emër të ndokujt, qoftë kryesi e ndonjë subjekti politik ose bord biznesi, apo edhe institucion, pa marë parasysh se i çfarë niveli, dhe  pa dashur  të më mbroj ndokush, unë në rreshtat e mëposhtëm do t’i ripërsërisë vetëm se qëndrimet që janë të miat dhe që po dalin se janë të vërteta. Apsolutisht as LPD e as Jonuz Musliu nuk janë objekt i interesimeve të mia dhe këndëvështrimit tim. Por, fatkeqësisht ky subjekt në pamundësi për t’u marë me çështje madhore, ngase nuk e ka as fuqinë e as rejtingun, lëshohet në komentimet dhe reagimet e teksteve qw burojnw nga  rrjete sociale. LPD pretendon se unë kam dashur ta degradoj këtë parti dhe liderin e saj, gjë që as që më ka shkuar mendja , ngase shkallët se ku qëndron ky i fundit dhe subjekti i tij,i ka përcaktuar elektorati i komunës së Bujanocit gati një vit më parë. E sa për rejtingun në Konçul të Jonuz  Musliut, për mua flasin faktet. Dikur kam menduar se z.Musliu është boss në fshatin e tij dhe se pa të nuk bëhet as e fatume dhe e pame, por rasti i vizitës së Zoran Stankoviqit, në cilësinë e kryetarit të Trupit Koordinues, më la të kuptoj se edhe aty ku mungon z.Musliu zhvillohet jeta e aktivitetet përcjellëse të saj. Nuk më intereson se kë dëshiron ta takoj, e kë jo z, Musliu, dhe as që dua të komentoj në këtë drejtim. Nuk kam dashur ta komentoj kurrë edhe faktin kur z.Musliu nga tubimi përkujtimor ka shkuar drejt e në zyrat e SPS-it në Vranjë me shpresë se do ta përmbysë pushtetin. Edhepse z.Musliu dhe ajo çfarë ka mbetur nga LPD-ja e tij po më dhimsen se nuk kanë me çka të meren, ju kisha sugjeruar që mos të preken shumë nga mendimet e shprehura me fjalën e lirë, sidomos kur ato sillen nga facebooku. Nëse vazhdohet kështu atëherë do të reagojnë edhe ndaj komenteve të mia për ndeshjet e futbollit, do të reagojnë edhe ndaj dityëve me shi, e edhe kur në vend të një djali-lind vajzë, etj. Edhe njëherë po e përsërisë se ky ishte vetëm një kundër reagim i thjeshtë, pa dashur të merem me diçka që dikush e quan subjekt politik e lider. Në fund, i kërkojë falje vetes se i mora minutat e para të këtij vikendi me diçka që se di se sa i’a vlenë. Me rrespekt, Nexhat Behluli-Lluçan  
Mustafa: Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën
Ndahen 100 mijë euro për studentët e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration