Foto nga Facebook: Kujtim Sadriu
Lokale
Kujtim Sadriu emërohet ushtrues detyre i drejtorit të shtëpisë së kulturës në Preshevë
Në seancën e 5 të kuvendit komunal të komunës së Preshevës, shumica qeverisëse lokale ka shkarkuar Naser Nuredinin, ushtrues detyre i drejtorit të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, shkruan Titulli.com.
Për të njëjtën pozitë kuvendi ka emëruar, Kujtim Sadriun aktivist politik dhe pjesëmarrës i mëhershëm në zgjedhjet për deputet me partitë qendrore në Serbi.
Sadriu ishte gjithashtu edhe koordinator i Unversitetit Internacional të Novi Pazarit në Preshevë dhe aktiv në sektorin joqeveritarë përmes organizatës për transparencë.
Në të njëjtën seancë janë shkarkuar edhe drejtues tjerë nga ndërmarrje publike si dhe është emëruar për zëvendës kryetar të kuvendit komunal, Hamdi Fejzullahu./Titulli.com/