Kufiri Kosovë- Serbi sipas Traktatit të Berlinit, nga lindja e Bujanocit e deri në Strezoc?
Lokale

Kufiri Kosovë- Serbi sipas Traktatit të Berlinit, nga lindja e Bujanocit e deri në Strezoc?

15.Jan.2019 09:41
0

Kufiri verior i Kosovës apo ai i Serbisë jugore, që përfshinë vijën nga afërsia e Leposaviqit e deri në veri të Bujanocit, duhet të kthehet siq ka qenë i sanksionuar me vendimet e Traktatit të Berlinit më 1878. Në fakt, që nga veri-perëndimi i Bujanocit e deri afër Leposaviqit kufiri që ka sot Kosova me Serbinë është ashtu siq është vendosur në Berlin. Pra, ky ka qenë kufiri i vilajetit të Kosovës me ate të Serbisë  dhe ky kufi duhet të kthehet në fuqi.

Në bisedime Kosova duhet të kërkoj shtrirjen e kufirit sipas Traktatit të Berlinit në pjesën që përfshinë veri-lindjen e Bujanovcit duke vazhduar në lindje të Luginës ku patjetër duhet të përfshihet vija nga lindja e Bujanocit, matanë Bilaçit e deri në Strezoc, për t’u puqur me kufirin e Maqedonisë. Kjo duhet të jetë pamja e kufirit të ri të Kosovës në lindje kurse në veri, çështja e Leposaviqit dhe Gazivodës duhet të negociohen, transmeton Titulli.com.

Me këtë kufi krijohet stabilitet në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe Kosovës por edhe Serbisë i hapet rruga e mardhënieve normale dhe krijohen mundësi të mëdha për prosperitetit të dyanshëm.

Vendosja e këtyre kufijve kërkon garancion nga Fuqitë e sotme pasi që duhet bëre revidimi i vendimeve të një Kongresi të rëndësishëm i cili atëherë e injoroi çështjen shqiptare dhe që duhet t’i kthehet pas 140 viteve./Titulli.com/

Shkruar nga Daut Dauti, PHD dhe gazetar:  Mbretëri e Bashkuar

KKSH nderon me mirënjohje post-mortem ish kryetarin Jonuz Musliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration