Gjeloshaj: Hashim Thaçi iu përgjigj Serbisë me idenë për bashkimin e Preshevës me Kosovën
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se Hashim Thaçi me idenë për bashkimin e Preshevës me Kosovën, bëri lëvizje politike në përgjigje të Serbisë.
Gjeloshaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se uniteti i Kosovës nuk duhet vënë në pikëpyetje.
“Çështja e ndarjeve dhe kufijve është plaga më e madhe e shqiptarëve. Shqiptarët janë ata të cilët i kanë nda. Hapja e temës së kufijve te shqiptarët krijon emocione”.
Kryetari i Komunës së Tuzit duke folur për idenë e Hashim Thaçit për bashkim të Preshevës me Kosovën, ka thënë se në këndvështrimin e shqiptarëve të Malit të zi Presidenti i Kosovës ka bërë politikë.
“Idenë e Thaçit nuk e kemi kuptuar si vizion i shtetit për ta marrë Preshevën, por si një strategji për t’iu kundërpërgjigjur politikës së Beogradit që synonin të marrin një pjesë të Kosovës”.
“…Kam thënë edhe në atë kohë në një intervistë se Thaçi ishte i vetëm që ka bërë politikë. Në politikë nuk mund të jesh vetëm në mbrojtje. Nëse je vetëm në mbrojtje gjithmonë ke për të humbur diçka”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gjeloshaj ka thënë se meqë Evropa ka problemet e veta dhe SHBA është një transformim të politikës, Kosova nuk mund të qëndronte duarkryq, dhe sipas tij politika e Kosovës duhej të ishte unike pas hedhjes së idesë nga ana e Thaçit.