Kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Mustafa e nisi punën me zhgënjime
Lokale

Kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Mustafa e nisi punën me zhgënjime

26.Nov.2018 16:00
0

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa është shprehur i zhgënjyer me mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës të mbajtur në Pejë  që nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës, në marrëveshjen e sotme të firmosur midis tyre.

“Fondi i përbashkët për Luginën e Preshevës” i themeluar nga dy qeveritë e atëhershme në Prizren më 2014 ishte një vendim inkurajues. Përderisa Lugina e Preshevës vazhdon të diskriminohet në të gjitha fushat nga Qeveria e Republikës së Serbisë, mbështetja e sotme e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare është edhe më jetike se dje, për shqiptarët në Serbi", ka shkruar Mustafa

.Ai theksoi se qeverisja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës.

"Modeli i bashkërendimit dhe bashkëveprimit të Këshillave Kombëtare Hungareze dhe Kroate me Budapestin dhe Zagrebin zyrtar, janë një shembull i mirë që mund të na shërbejë edhe neve në të ardhmen", theksoi Mustafa./Titulli.com/

Opozita brenda Këshilli Kombëtar Shqiptar e quan jolegjitim përbërjen e re
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration