Kryetari i Preshevës: Shqetësuese që të rinjtë në Novi Sad u rrahën vetëm pse kanë folur shqip
Lokale

Kryetari i Preshevës: Shqetësuese që të rinjtë në Novi Sad u rrahën vetëm pse kanë folur shqip

10.Oct.2018 08:30
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se rrahja e të rinjve shqiptar në qytetin e Novi Sadit pasqyron qasjen e politikave destruktive ndaj minoritetit etnik shqiptar në Republikën e Serbisë.

Përmes një reagimi, Arifi ka thënë edhe më shqetësuese është informata se ata janë rrahur për shkak se paskan folur shqip.

Ai ka bërë thirrje që të hetohet rastit dhe të ndëshkohen personat përgjegjës dhe të merren masat adekuate për parandalimin e rasteve të tilla.

Ky është reagimi i tij:

Rrahja e dy të rinjve shqiptar në qytetin e Novi Sadit pasqyron qasjen e politikave destruktive ndaj minoritetit etnik shqiptar në Republikën e Serbisë. Gjithashtu na shqetëson tej mase informatat se të rinjtë shqiptarë janë rrahur për shkak se paskan folur në gjuhën e tyre amtare shqipe.

I bëj thirrje organeve përkatëse shtetërore të hetohet rasti menjëherë, të ndëshkohen personat përgjegjës dhe të mirren masat adekuate për parandalimin e rasteve të tilla.

Ndërkohë ftoj organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të analizojnë rastin dhe të trajtohen me prioritet shkeljet e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Republikën e Serbisë. Është e drejtë elementare e mbrojtur me konventa ndërkombëtare që minoritetet gjegjësisht shqiptarët të flasin gjuhën e tyre amtare pa pasoja fizike anekënd botës e veçanërisht në Republikën ku jetojmë. Kryetar i Komunës së Preshevës.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration