Kryetari Arifi njoftoi Dr.Tiodoroviqin rreth masave që ka marrë komuna e Bujanocit
Lokale

Kryetari Arifi njoftoi Dr.Tiodoroviqin rreth masave që ka marrë komuna e Bujanocit

05.Aug.2020 14:29
0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur në një takim epidemiologun Dr. Branislav Tiodoroviq, i shoqëruar nga drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc Dr. Lela Jovanoviq dhe ai i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Dr. Driton Salihu.

Temë bisedimi ishte gjendja e rëndë shëndetësore e krijuar në komunën e Bujanocit si pasojë e përhapjes së Covid-19 dhe infektimi i madh i qytetarëve nga kjo sëmundje.

Kryetari Arifi njoftoi Dr.Tiodoroviqin rreth masave që ka marrë Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, si dhe nivelin e respektimit të këtyre masave.

Nga ana tjetër, Dr. Tiodoroviq theksoi se Bujanoci në fazën e parë të paraqitjes së Covid 19 ka kaluar shumë mirë, por në këtë fazë të dytë gjendja ka ndryshuar për të keq, fatkeqësisht. Ai gjithashtu kërkoi angazhim më të madh të të gjitha institucioneve përgjegjëse për sensibilizimin e opinionit rreth rrezikshmërisë nga ky virus.

Gjatë ditës po mbahet edhe mbledhja e radhës e Shtabit të Situatave të Jashtëzakonshme, ku pas raportimit të drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit Dr. Jovanoviq dhe Inspekcionit Komunal, anëtarëve të shtabit do t'i drejtohet Dr. Tiodoroviq.

Në fund të mbledhjes, priten masa të reja për parandalimin e pandemisë Covid 19.

Tekst i përgaititur nga Komuna e Bujanocit- faqja zyrtare

Tidoroviq: Gjendja me koronavirus në një pjesë të madhe në Bujanoc dhe Preshevë jashtë kontrolle?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration