Kryeministri i Maqedonisë Zaev: Në autobus ka qenë edhe një qytetar i Preshevës (video)
Lokale

Kryeministri i Maqedonisë Zaev: Në autobus ka qenë edhe një qytetar i Preshevës (video)

23.Nov.2021 10:27
0

Kryeministri i Maqedonisw sw Veriut, Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi se shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

Zaev tha se në mesin e udhëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev shtoi se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev./Alsat-mk/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration