Lokale
Kryeministër, a e din ku është Bujanoci?
Në shenjë nderimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc dhe Preshevë kanë filluar sot aktivitetin me llogon “100 vjet shtet – 100 vjet harresë (100 vjet Copa – Copa)” ku është hapur dhe “Libri i Qytetarit” në të cilin qytetarët e Bujanocit kanë shtruar urimet, përshëndetjet e mbi të gjitha kërkesat e tyre në këtë “Libër” i cili do të i dërgohet kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Rreth 100 kërkesa e urime vetëm gjatë ditës së sotme janë grumbulluar në “Librin e Qytetarëve” nga kalimtarët e rastit që ishin dhe intelektual, gazetarë, student, politikanë, e shumë të tjerë.
Ky aktivitet do të vazhdoj edhe tri ditë të tjera. Nësër në Preshëvë, pasnësër prap në Bujanoc dhe për të përfunduar të premten në Preshevë.
Kërkesat e qytetarëve të Bujanocit ishin të ndryshme duke filluar me:
“Kryeministër a e din ku është Bujanoci?, Mbroje kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, “Kryeministër kur do ta vizitosh Bujanocin?” e deri tek ato që shprehin indinjatën e thell “Urime 100 vjetori, urime 100 vjet shtetë veq një vit më ja pas kushtu Luginës së Preshevës ishte bo mal” dhe përgëzimet “Urime 100 vjet e u rritsh e madhe bashkarishtë me Luginën e Preshevës”.
Në fletushkat e aktivitetit të KDNJ-së, shkruhet se Kushtetuta Kombëtare e Shqipërisë garanton sipas nënit 8 të saj se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jetojnë jashtë kufijëve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptar me banim të përkoshëm ose të përhershëm jashtë kufijëve të vet. Republika e Shqipërisë, u siguron ndihmë shtetasve shqiptar që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashigimin kulturore kombëtare”./ Valon Begzadi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!