KKSH, ekspozitë me nxënës të Luginës
Lokale

KKSH, ekspozitë me nxënës të Luginës

13.Nov.2012 17:25
0
Këshilli  Kombëtar Shqiptar  njofton  të gjithë  qytetarët  se më  14  nëntor  2012, në  Shtëpinë  e  Kulturës ”Abdulla Krashnica”, në Preshevë  do të  mbahet ekspozita e organizuar për  nderë  të 100 vjetorit  të  Pavarësisë  së  Shqipërisë. Ekspozita  do të  filloj  në  orën  17:00. Në këtë  ekspozitë  me  punimet e tyre  do të  marrin pjesë  nxënësit  e  shkollave fillore dhe  të  mesme nga  Presheva, Medvegja  dhe  Bujanoci, njofton PreshevaNews. Vlen  të  theksohet  se  për  fituesit e vendit të  parë, të  dytë  dhe  të  tretë  të shkollave  fillore  dhe  të  mesme  do  të ndahen  shpërblime nga organizatorët. Ndërkaq, tre  punimet më  të mira të  shkollave fillore  dhe  tre  punimet më të mira  të  shkollave  të  mesme do  të  dërgohen  në  Ministrinë  e  Kulturës , në  Tiranë. Është  ky aktiviteti i radhës  i  Këshillit  Kombëtar Shqiptar  për  nderë të 100  vjetorit  të  Pavarësisë  së Shqipërisë./Titulli.com/
Kryeministër, a e din ku është Bujanoci?
Bujanoci, udhëkryq i Ballkanit (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration