Kosova zbarkon 350 kontejnerë për shërbime në komunë të Bujanocit
Lokale

Kosova zbarkon 350 kontejnerë për shërbime në komunë të Bujanocit

01.Nov.2019 16:31
0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Kosovës, Fatmir Matoshi ka dorëzuar sot komunës së Bujanocit donacionin e premtuar më herët prej 350 kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave.

“Me Ministrin Matoshi, finalizuam sot në Bujanoc, miniprojektin e përbashkët për paisje me kontajnerë të ri të cilët do t'i kontribuojnë përmirësimit dhe avancimit të ruajtjes së ambientit”, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. 

Ai ka falënderuar ministrin Matoshi për angazhimin dhe përkrahjen e parezervë që  i ka siguruar komunës së Bujanocit dhe qytetarëve të sajë këtë ndihmë.

“Komuna e Bujanocit do të vazhdojë bashkëpunimin e ngusht me çdo ministri të Republikës së Kosovës dhe do të bëjë përpjekje për realizimin e projekteve tjerë në të mirë të qytetarëve të komunës tone”, shkroi Kamberi.

Komuna e Bujanocit më këtë aktivitet i është bashkuar aksionit mbarëkombëtarë “Dita e Pastrimit të Botës” të përkrahur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Kosovës./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration