Kosova s’e licencon mjekun nga Lugina (video)
Mjeku Amir Rexhepi ishte shpallur specialist i dalluar për vitin 2022 në Klinikën e Endokrinologjisë.
Megjithëkëtë, mantelbardhi i cili vjen nga Lugina e Preshevës rrezikon të mbesë pa punë, si shkak i mos rilicencimit nga Ministria e Shëndetësisë, ani se ka kontratë të përhershme me QKUK-në.
Rexhepi ka thënë se ankesën e tij e ka adresuar deri në kryeministri dhe në Odën e Mjekëve.