Aksion i heshtur përpara Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë me mbishkrimin "Shtëpia e Diskriminit"
Lokale

Aksion i heshtur përpara Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë me mbishkrimin "Shtëpia e Diskriminit"

31.Aug.2023 09:50
0

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka shkruar se dikush ka mbajtur aksion simbolik përpara Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë me mbishkrimin "SHTËPIA E DISKRIMINIMIT".

"Sipas informacioneve që kemi 7 mjekë shqiptarë janë refuzuar në konkursin e fundit në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ndërsa është pranuar një kuadër nga Vranja. Nuk jemi aspak kundër kur punësohen kuadro serbë apo romë që jetojnë në Bujanoc, por të punësohen kuadro nga qytete të tjera dhe të refuzohen kuadrot shqiptare që jetojnë në Bujanoc, kjo është e pa pranueshme", ka shkruar Lutfiu.

Aksioni i sotëm nuk dihet se kush e ka organizuar dhe ndërmarrë dhe se një praktikë e tillë më herët ishte e rrallë në Bujanoc e Preshevë.

Serbia ia anulon lejen e qëndrimit aktivistit rus
Kosova s’e licencon mjekun nga Lugina (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration