Kosova do t’i dhurojë 35o kontejnerë komunës së Bujanocit
Komuna e Bujanocit i është bashkuar aksionit mbarëkombëtarë “Dita e Pastrimit të Botës” dhe kryetari, Shaip Kamberi po merë pjesë në një aktivitet të përbashkët të organizatës "Let's Do It Kosova".
Nga ky aktivitet thuhet se komunës së Bujanocit do t’i dhurohen 450 kontejnerë të ndryshëm, shkruan Titulli.com.
“Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë nëpërmjet organizatës "Let's Do It Kosova" do t'i dhurojë komunës së Bujanocit 100 kontejnerë të mëdhenj për qytetin dhe 350 kontejnerë të vegjël familjarë”, ka shkruar Kamberi në facebook.
Sipas tij ky donacion i ministrisë së Kosovës do t'i kontribuoj ruajtjes së ambientit në komunën dhe qytetin e Bujanocit.
Gjithashtu aktivistë të rinj po marrin pjesë në aksionin e përbashkët për pastrimin e ambientit në institucione publike./Titulli.com/