Korrigjohet çmimi i pagesave rrugore Beograd-Bujanoc-Preshevë
Për shkak të lëshimeve të punimeve në tetë stacioneve të reja të pagesave rrugore në autostradën Beograd - Preshevë – Dimitrovgrad në Korridorin 10, disa pjesë të kësaj rrugë janë shkurtuar paksa dhe për shkak të kësaj çmimi I pagesave është korrigjuar.
Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për shumën e tarifës speciale për përdorimin e rrugës publike i cili përcakton tarifën për stacionet e tarifave në seksionin Beograd - Preshevë – Dimitrovgrad, transmeton Titulli.com.
Krahas këtyre ndryshimeve pagesa rrugore për vetura të udhëtarëve nga Beogradi në Preshevë do të kushtojë 1.460 dinarë ndërsa Beograd- Bujanoc jug 1. 380 dinarë.
Sipas informacioneve të ndërmarrjes publike “Rrugët e Serbisë” që i janë dhënë tanjug thuhet se çmimi i njësisë së tarifave për kilometër i cili është paraparë me Ligjin për tarifat për përdorimin e mallrave publike, nuk ka ndryshuar.
Lista e çmimeve është ndryshuar në 20 vend-pagesa rrugore dhe çmimet në disa seksione janë më të ulëta deri në 50 dinarë./Titulli.com/