Konstituohet Kuvendi i Serbisë, opozita thotë se nuk ka paralement
Në Serbi është bërë konstituimi i përbërjes së re të kuvendit.
Derisa seanca po mbahej, dhjetëra njerëz protestuan para ndërtesës së kuvendit, duke brohoritur se kjo legjislaturë nuk ka legjitimitet.
Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për shkelje të demokracisë së Serbisë duke ushtruar një ndikim të madh në institucionet shtetërore dhe mediat.
Opozita e Bashkuar e Serbisë gjithashtu tha se që nga 3 gushti, Serbia “zyrtarisht nuk ka parlament” sepse 250 parlamentarët e rinj nuk u zgjodhën në mënyrë ligjore.
Vuçiç ka mohuar në mënyrë të përsëritur ndërhyrjen në votime, duke thënë se kundërshtarët e tij kanë pak mbështetje popullore.
Me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re.
Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, lista e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ka fituar më së shumti vende – 188 nga gjithsej 250.
Lista e Partisë Socialiste të Serbisë – Serbia e Bashkuar ka 32 deputetë, dhe Lidhja Patriotike Serbe (SPAS) 11 vende.
Katër parti të pakicave kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka fitur nëntë deputetë, Lista e Muamer Zukorliq do të ketë katër deputetë, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar kanë nga tre vende secila.
Zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur më 21 qershor./REL/