Konkurs për subvencionimin e bizneseve lokale që veprimtaria e tyre ka qenë e ndaluar
Lokale

Konkurs për subvencionimin e bizneseve lokale që veprimtaria e tyre ka qenë e ndaluar

28.May.2020 17:20
0

Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs  për subvencionimin e bizneseve lokale që veprimtaria e tyre ka qenë e ndaluar me vendim të Qeverisë së Serbisë përgjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Komisoni për ndarjen e subvencioneve për biznese dhe bujqësi, nga donacion i Qeverisë së Kosovës, shpall:

K O N K U R S

Ftohen bizneset lokale nga territori i Komunës së Bujanocit, veprimtaria e të cilëve ka qenë e ndaluar së funksionuari gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga  Qeveria e Serbisë për luftimin e koronavirusit, që të aplikojnë për mjetet e destinuara si ndihmë për bizneset nga fondi COVID i Komunës së Bujanocit.

Të drejtë aplikimi në ketë konkurs, kanë vetëm ato biznese, që me vendim të Qeverisë së Serbisë, e kanë pasur të ndaluar ushtrimin e aktiviteteve biznesore – kanë qenë të mbyllura.

Dokumentacioni:

  • Formulari i plotësuar në formë elektronike (kompjuter),
  • Vendimi nga Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve (APR)
  • Deklarata e lirë e ndërmarrësit/sipërmarrësit që gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonhsme nuk ka larguar asnjë punëtor nga puna

Afatet: Konkursi do të jetë i hapur nga 28.05.2020 deri më 04.06.2020 ora 15:00h.

Shuma e mjeteve totale për ketë konkurs është 5.4 milionë dinarë.

Të gjitha aplikacionet dorëzohen përmes shkrimores së Administratës komunale (Kati i parë), ose edhe përmes postës së përgjithshme në adresën; Komuna e Bujanocit, rruga Karagjorgje Petroviq, numër 115, për: “Konkursin e subvencionimit të bizneseve lokale nga Fondi COVID i Komunës së Bujanocit.” 

Në Bujanoc, më 28.05.2020

ADMINISTRATA KOMUNALE E BUJANOCIT 

Kryetar i Komisionit

Rahim Salihi

 

Presheva me pakon ekonomike emergjente, mbesin jashtë familjet me asistencë sociale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration