Konjufca: Beogradi do të detyrohet ta pranoj ndihmën e Kosovës për Luginën
Lokale

Konjufca: Beogradi do të detyrohet ta pranoj ndihmën e Kosovës për Luginën

27.Apr.2020 09:37
0

Mendoj se Beogradi ka me u detyru me pranu ndihmën e Kosovës që ndarja e gjysëm milion eurove të bëhet përmes sistemit të rregullt bankarë për Luginën e Preshevës ka thënë kështu në studion e TV Dukagjinit ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjufca.

Ai ka potencuar se nëse Beogradi nuk e pranon këtë çështje atëherë qeveria kosovare do të jetë në ofanzivë.

"Edhe ndihmat duhet të zhvillohen në kuadër të një reciprociteti. Ne si Kosovë kemi obligim për njerëzit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sepse jeton popullata jonë atje dhe Kosova ka plotësisht të drejtën me ndihmu me gjysëm milion euro thotë ministri Konjufca.

Sipas tij nëse Beogradi do të shfaq pengesë kjo çështje do të ngritet edhe në KS dhe në OKB.

Shteti i Kosovës do të jetë bashkëpunues dhe me parime karshi shtetit të Serbisë thotë gjatë intervistës në TV Dukagjin ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjufca.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration