Kongresi Amerikan votoi rezolutë për sjelljen para drejtësisë të vrasësve të vëllezërve Bytyqi
Në Kongresin Amerikan, është votuar rezoluta për vrasjen e Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, në vitin 1999 në Serbi. Në Kongres është bërë thirrje për sjelljen para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë ditës së sotme është votuar rezoluta për vrasjen e vëllezërve Bytyqi në Kongresin Amerikan.
Aty u bë thirrje për sjelljen para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi.
Vëllezërit Bytyqi kishin shtetësi amerikane dhe ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ata u vranë në Serbi, pas përfundimi të luftës në Kosovës, derisa ishin në paraburgim në Serbi. Trupat e tre vëllezërve u gjetën në korrik 2001 në një varr masiv që kishte 70 shqiptarë, pranë objektit të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ).
Trupat u gjetën me duar të lidhura dhe me plagë me armë zjarri në kokë.
Më poshtë keni videon nga votimi i rezolutës në Kongresin Amerikan, minuta 50.