Konfiskimi i duhanit, Tërnoci në protestë
Lokale

Konfiskimi i duhanit, Tërnoci në protestë

03.Nov.2014 23:56
0

 

Mbrëmjen e së hënës (3 nëntor), në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bashkësisë Lokale (BL) të Tërnocit, u vendos që të mbahet një protestë gjithëpopullore, duke reaguar kështu ndaj bastisjes së policisë në këtë fshat, me çrast u konfiskuan mbi dy tonë duhan i papërpunuar.

“BL e fshatit Tërnoc reagon ashpër ndaj bastisjes dhe konfiskimit të duhanit të papërpunuar tek familjet Avdiu dhe Jusufi dhe kërcënimet ndaj familjeve tjera shqiptare të këtij vendbanimi se do t’i konfiskohet duhani që është i pakontraktuar”, thuhet në reagimin e BL-së së Tërnocit, nënshkruar nga kryetari Agim Haliti, transmeton Titulli.

BL konsideron se këto akte janë të jashtëligjshme dhe antinjerëzore me qëllim shpërnguljen e popullatës nga këto troje.

“Kultivimi i duhanit prej kohësh ka qenë, jo vetëm burim financiarë për kafshatën e bukës, por edhe burim kryesorë për shkollimin e gjeneratave të reja të cilat janë ardhmëria jonë”, thuhet në reagim.

Bashkësia Lokale me këtë rast fton qytetarët të premten (7 nëntor) me fillim prej orës 13h, masovikisht të marrin pjesë në protestën e cila do të mbahet në qendër të fshatit me moton “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare”.

Në mbrëmjen e 31 tetorit, në aksionin e policisë u konfiskuan mbi dy tonë duhan i papërpunuar, të cilin familjet shqiptare deklaruan se e kishin punuar me muaj këtë bimë industriale, në mënyrë legale. /Titulli.com/

Trupi Koordinues: Nga 700 aplikues, 307 fituan bursën (lista)
Politikanët aktual nuk mundë të ofrojnë ndonjë ndryshim në dobi të qytetarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration