Lokale
Konfirmohet: Lugina ndërpretë bisedimet me qeverinë serbe
Liderët politik shqiptarë kanë marrë sot qëndrim unik që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe. Gjatë një takimi të përbashkët ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon ti diskriminoj skajshmërisht shqiptarët e Luginës, raporton tvpresheva.
Ky vendim i liderëve shqiptarë vie pasi në seancën fundit të parlamentit serb , kuvendi nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit popullor Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë .
Më këtë ligj Presheva do të mbete pa gjykat dhe prokurori pasi qeveria serbe me regjistrimin e fundit në Luginë njeh më pak se 1000 shqiptarë, transmeton Titulli.
Sipas kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa deri tek ndërprerja bisedimeve ka ardhë, pasi edhe ministria e shëndetësisë nuk ka realizuar premtimet e dhëna.
Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe mos kthimi i lapidarit në Preshevë , konfiskimi teksteve shkollore shqipe, mos largimi i lapidarit të paramilitarëve mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptarë në mënyre drastike , duke u dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë.
Sipas liderëve politik shqiptarë, bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE-së , ndërsa plani i tyre prej shtatë pikave deri më tani ka mbetur vetë, në letër, pasi asnjë premtim i qeverisë në Beograd nuk është realizuar deri më tani./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!