Konferencë shkencore në Preshevë
Lokale

Konferencë shkencore në Preshevë

19.Sep.2014 15:33
0
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë.

Konferencë shkencore : SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE TË TROJEVE ETNIKE NË ISH-JUGOSLLAVI NË MBARIM TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Koha dhe vendi i mbajtjes: 12 dhe 13 dhjetor 2014, Preshevë

Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, etj./dhe diaspora.

Koha e paraqitjes së temës për Konferencë dorëzohet deri më 30 nëntor 2014.

Tema e punimit : 8 deri 12 faqe, në rradhorin 12.

Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta

Hartimi,publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 7 dhjetor 2014.

Kontakti: Xhemaledin Salihu, tel. 017.660-676 dhe 063 8771423

E-mail adresa : shtkkpresheve, xhemaledin_s@hotmail.com,

xhemaledin47@gmail,

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80

Qëllimi i Konferencës: Ndriçimi dhe njohja shkencore e fakteve, e ngjarjeve, e personaliteteve  të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të Trojeve etnikë në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.

Arsyetimi i projektit : Periudha e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore për Luginën e Preshevës dhe trojet etnike në ish-Jugosllavë është e pahulumtuar dhe nuk është hedhur mjaftë dritë mbi faktet, ngjarjet dhe personalitetet historike të kësaj kohe.Andaj, edhe ishte koha e fundit që studiuesit shqiptarë, sidomos ata të historisë ta rivlerësojnë dhe ta revalorizojnë këtë periudhë me rëndësi të madhe historike, kulturore dhe kombëtare për Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike. Përndryshe, faktet, ngjarjet dhe personalitetet mbeten ashtu siç janë shkruar nga studiues të huaj, për këto treva shqiptare.

Temat e Konferencës:

-Pozita e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB,

-Gjendja e rëndë e Shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare, në mbarim të LDB,

-Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, jugosllave,

-Masakrat dhe terrori ndaj popullatës shqiptare,

-Mbarimi I LDB çlirimtare apo joçlirimtare për shqiptarët,

-Ripushtimi dhe aneksimi i trojeve etnike,

-Politika aktuale e Beogradit ndaj Shqiptarëve,në mbarim të LDB,

-Lufta e armatosur, rezistenca e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në trojet etnike,

-Kontributi i Shqiptarëve në mbarim të LDB,

-Përpjekjet e Shqiptarëve për rrumbullaksimin e çështjes kombëtare,

-Rryma, drejtime politke të Shqiptarëve,

-Roli i Lidhjes së II të Prizrenit në këtë periudhë,

-Mobilizimi i Shqiptarëve për në Frontin e Sremit dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë,

-Roli i njësive partizane nga Shqipëria,

-Shpresat dhe zhgënjimet e Shqiptarëve për bashkim kombëtar,

-Shqiptarët dhe sferat e interesit në Ballkan, etj.

 

Kamberi, deputeti që sfidon Kuvendin e Serbisë
Kujdes, shkëmbinjtë rrezikojnë kalimtarët në rrugën e Breznicës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration