Konçuli në protestë, bllokohet magjistralja Bujanoc - Gjilan
Lokale

Konçuli në protestë, bllokohet magjistralja Bujanoc - Gjilan

20.Mar.2013 15:14
0
Dhjetëra qytetarë të Konçulit sot kanë protestuar duke bllokuar rrugën magjistrale Bujanoc-Gjilan për rreth gjysmë ore. Protesta filloi në orën 12h, me ç’rast banorët e këtij fshati kërkuan liri të lëvizjes dhe shfrytëzimit të pronave të tyre në këtë fshatë kufitar të komunës së Bujanocit. “Jo rastësisht sot kemi bllokuar rrugën Bujanoc-Gjilan. Këta na detyruan ta bllokojmë rrugën. Historikisht kjo pjesë e donë paqen, por ushtria dhe xhandarmëria me njësitet speciale nuk na lënë të qetë”, u shpreh kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, njëherit ish shef politik i UÇPMB-së. “Përmes kësaj proteste i dërgojmë një mesazh të qartë Qeverisë në Beograd, jashtë Ushtria e Serbisë nga tokat tona, jashtë njësive speciale”, tha para të tubuarve Musliu, raporton Titulli. Protesta e sotme u mbajt pasi që pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë nuk kishin lejuar banorët e Konçulit në shfrytëzimin e pronës private të tyre gjatë kullotjes së bagëtive. Fshati Konçul gjendet në vijën kufitare me Kosovën, nëpërmjet të cilit kalon edhe magjistralja Bujanoc - Gjilan./Titulli.com/ 2
KKSH e shqetësuar për planin financiarë 2013
“Vatra”: Lugina mbetet një bombë e kurdisur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration