Konçuli i ngarkuar, kërkohet shfrytëzimi i kalimeve në Preshevë dhe Medvegjë
Lokale

Konçuli i ngarkuar, kërkohet shfrytëzimi i kalimeve në Preshevë dhe Medvegjë

02.Aug.2013 17:19
0
Rritja e fluksit të udhëtarëve në pikat kufitare që lidhin Serbinë me Kosovën në Konçul-Dheu i Bardhë dhe në Merdare, ka  shtyrë policinë e Kosovës që të kërkojë nga udhëtarët të shfrytëzojnë edhe dy pikat tjera të kalimit mes këtyre dy vendeve. Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës informon se në pikë-kalimin Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje disa minutëshe si në hyrje ashtu edhe në dalje Kosovë-Serbi. Policia me qëllim të shmangies nga pritjet dhe krijimit të lehtësirave për mërgimtarët që vijnë në Kosovë, njofton se pos këtyre dy pikave kufitare ata mund t’i përdorin për kalim të kufirit edhe dy pikat, ate në Mutivodë-Medvegjë dhe pikëkalimin kufitar të Muçibabës-Preshevë, transmeton Titulli. Mëtej policia njofton se procedura e kalimit të kufirit në Mutivodë dhe Muçibabë është e njëjtë sikurse te Dheu i Bardhë dhe Merdare./Titulli.com/ [caption id="attachment_81930" align="aligncenter" width="640"]Kufiri Dheu i Bardh, nga ana e Kosoves Foto ilustrim: Kufiri Dheu i Bardh-Konçul, nga ana e Kosovës[/caption]
QSA fton për solidarizim me nevojtarët (foto)
Presheva, “rekorder botëror” në vjedhjen e rrymës!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration