Komuniteti rom priten nga kryetari i komunës së Bujanoci
Me rastin e Ditës Ndëkombëtare të Romëve, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot në zyrën e tij priti komunitetin rom të Bujanocit. Kryetari Arifi u njoftua rreth kësaj feste nga përfaqësuesit e këtij komuniteti, e cila zyrtarisht daton nga viti 1990, kur në Poloni u mbajt Kongresi i Katërt Botëror i Romëve.
Përfaqësuesit romë shfrytëzuan rastin ta falemnderojnë kryetarin e komunës së Bujanocit për punët që po kryen në përmirësimin e jetës së qytetarëve romë në Bujanoc.
Nga ana tjetër, kryetari Arifi premtoi se angazhimi i tij do të vazhdojë edhe më tej me projekte tjera, dhe se investimet do të vazhdojnë në gjithë teritorin e komunës së Bujanocit pa dallim etnie, feje apo race.
Kujtojmë, se komuna e Bujanocit ka realizuar disa projekte infrastrukturore në lagjet e banuara me romë, përkrah financiarisht një klub sportiv, shoqatën kulturore dhe organizata jo qeveritare të komunitetit rom.
Tekst i publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit