“Komunalia” në bllokadë, mbahet seancë e jashtëzakonshme
Lokale

“Komunalia” në bllokadë, mbahet seancë e jashtëzakonshme

17.Jul.2013 16:21
0
Ndërmarrjes Publike “Komunalia” në Bujanoc nga sot iu është bllokuar llogaria në bankë si pasoj e borxheve të mëdha të trashëguara, dhe për këtë sot është zhvilluar një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të kryesuar nga kryetari i komunës, Nagip Arifi.Në mbledhje është marrë vendim që komuna të bëjë kërkesë Ministrisë së Financave për t’i lejuar komunës që nga buxheti i saj të paguajë borxhin në këste, edhe atë nga 1 milion e 800 mijë dinarë, për 24 muaj rresht. [caption id="attachment_80585" align="alignleft" width="300"]keshilli komunal-2 Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal[/caption] Ndërmarrjes Publike “Komunalia” edhe njëherë i bllokohen llogaritë bankare, kësaj here për shkak të borxhit rreth 42 milionë dinarë që ka ndaj Ministrisë së Financave. Për të gjetur një zgjidhje, Këshilli Komunal sot është mbledhur në një seancë urgjente pasi që ky problem sipas kryetarit të komunës mund të shkaktojë edhe “paralizim” të administratës komunale. Arifi duke thënë se në “Komunali” ka shef mbi shefa, së bashku me anëtarët e Këshillit kërkuar shumë përgjigje nga Drejtori gjeneral i “Komunalisë”, Ragmi Ramizi dhe Drejtori financave, Sami Beqiri, “Përse “Komunalia” i faturon atyre firmave që nuk funksionojnë, sa faturime bënë “Komunalia” në muaj për persona fizik dhe juridik, sa realizohen ato, sa orë matës janë në funksion, sa paguajnë paushall etj etj”, ishin këto disa nga pyetjet të cilët nuk morrin ndonjë përgjigje konkrete nga drejtuesit e “Komunalisë”, ku nga këto kërkesa janë te realizuara me pak se 30 %. Antaret e Këshillit njëzëri kane aprovuar konkluzion për të gjetur një zgjidhje dhe dërguar kërkesën Ministrisë së Financave, drejtorisë se tatimeve filiales në Bujanoc, që borxhi i “Komunalisë”  rreth 42 milion dinarë të paguhet nga buxheti i komunës së Bujanocit me këste prej 24 muaj që do të thotë, komuna nga buxheti i saj duhet të paguaj 1 milion e 800 mijë dinarë në muaj. Ky konkluzion i anëtarëve të Këshillit i ka vendosur si kusht udhëheqësisë së “Komunalisë” që të punojnë në mënyrë më intezive të gjithë 183 punëtorët e saj duke mos bërë politikë në vendet e tyre të punës dhe të bllokojnë procesin, kështu u tha veç tjerash në seancën. Kushti tjetër është që të paktën në muaj të rregullohen 50 orë matës të ujit. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, gjithashtu ka kërkuar nga udhëheqësia e “Komunalisë”, që të aktivizojnë punëtorët e saj për të dal në terren dhe për të i lutur qytetarët e komunës së Bujanocit që të paguajnë ujin me rregull, e jo te rrinë dhe marrin pagat ashtu siç janë mësuar më parë. Në këtë seancë të jashtëzakonshme u aprovua edhe formimi i komisionit për regjistrimin e pronës së ndërmarrjes “Natural Food” nga Kërshevica e cila momentalisht gjendet në falimentim./Titulli.com/
Vera me pak pushues në pishinat e Preshevës (foto)
Peticion dhe protestë në Tërnoc kundër “Blic” (foto dhe video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration