Komunalia: Harxhimi i pakontrolluar i ujit , na lë pa ujë edhe për nevoja personale
Lokale

Komunalia: Harxhimi i pakontrolluar i ujit , na lë pa ujë edhe për nevoja personale

29.Jun.2021 08:18
0

Ndërmarrja publike “Komunalia” që menaxhon edhe me shpërndarjen e sistemin të ujit në territorin e komunës së Bujanocit fton harxhuesit për kujdes më racional të ujit në këtë motë të nxehtë. 

Njoftimi i plotë i NP “Komunalia”: 

Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë, është rritur edhe nevoja për ujë të pijshëm dhe çdo qytetar ka nevojë që të jetë i furnizuar me ujë. 

Harxhimi i pakontrolluar i ujit ndikon që në disa zona qytetarët të mos kenë ujë as për nevoja personale. 

Ndërmarrja Publike Komunalia apelon te qytetarët e komunës së Bujanocit që të jenë sa më racional në harxhimin e ujit të pijshëm, mos të ujisin kopshtet, rrugët, sidomos parqet private me qëllim që të gjithë të kenë ujë të pijshëm në këto temperatura të larta. 

Ju jemi mirënjohës të gjithëve që i përmbaheni harxhimit sa më racional të ujit të pijshëm.

 

Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit, vrimë e zezë e transparencës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration