titulli.com
Lokale

Komunalia bënë apel për kursim të ujit

31.Jul.2012 14:53
0
Në territorin e komunës së Bujanocit disa vendbanime përballen me ndërprerjen e ujit për shkak të keqpërdorimit, raporton Titulli. Fshatrat Tërnoc, Osllar, Nesalcë, Bozhinjevc, Zhbevcë dhe Lilancë janë bashkësitë lokale ku më së tepërmi ka mungesë të ujit në këto ditë të nxehta. Ragmi Ramizi,  Drejtor i Ndërmarrjës Publike “Komunalia”, gjatë një bisede më gazetaren e Titullit  deklaroi se  keq përdorimi i ujit po  bëhet në disa mënyra si kyçja ilegale, ujitja e  pa autorizuar të kulturave bujqësore dhe format tjera të keq përdorimit. Ramizi shtoi se është duke u punuar në rritjen e kapacitetit të prodhimit të ujit duke vendosur pompat adekuate të thithjes së ujit dhe tani mund të prodhojmë  ujë 60 litra në sekondë. Në mbledhjen e fundit të këshillit komunal është thënë nga Ragmi Ramizi se  buxheti komunal do të ndihmojë financiarisht në përmirësimin e sistemit furnizues dhe hapjen e puseve të reja. Projektet të cilët janë përmendur janë financimi “bypasit”në afërsi të qendrës distributive në fshatin Tërnoc dhe hapja e një pusi në fshatin Turi. Uji që përcillet nëpër shtëpi është ujë i kontrolluar nga Enti Higjienik dhe është i destinuar për nevoja shtëpiake, kështu që rekomandohet të mos keq përdorohet uji në mënyrë që të gjithë te kenë ujë për nevoja familjare./Miranda Nevzadi/Titulli.com/    
Ju thërret xhamia e Tërnocit (video)
Arifi ia “shtrëngon” dorën kampionit në Kikboks
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration