Lokale
Arifi ia “shtrëngon” dorën kampionit në Kikboks
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, në shenjë respekti, sot kanë shtrënguar duart kampioni në Kikboks Edvik Abdullahu dhe kryetari Nagip Arifi, raporton Titulli.
Në këtë takim mes vendasve, është biseduar për rezultatet e arritura të Abdullahut gjatë karrierës së tij në Kikboks, i cili ende mbanë titullin e kampionit të botës në kategorinë 64 dhe 67 kilogramë.
“Do të ishte mirë që të punonim së bashku dhe shpresoj se së shpejti do të kemi bashkëpunime Belgjikë-Bujanoc, njëherit e falënderojë kryetarin Arifi për respektin që ka ndaj atdhetarëve”, tha Edvik Abdullahu.
“Ndihemi të nderuar nga kjo vizitë që na ka bërë Edviku”, tha Arifi gjatë prononcimit për media, duke zbuluar se Edvik Abdullahu do të mbrojë titullin e kampionit të botës në Tiranë, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Edvik abdullahu lindi në vitin 1975 në fshatin Tërnoc, ndërsa që nga viti 1993 jeton në Belgjikë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!