Komuna shpallë kioskun "Rilindja" simbol të informimit në Luginë të Preshevës
Lokale

Komuna shpallë kioskun "Rilindja" simbol të informimit në Luginë të Preshevës

28.Mar.2019 22:13
0

Komuna e Preshevës e ka shpallur kioskun e shtëpisë botuese "Rilindja" simbol të gazetarisë dhe informimit të së kaluarës së Luginës së Preshevës.

Kiosku është vendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve.

"Kiosku në fjalë n'a përkujton dhe distributorin e së përditshmes "Rilindja" Zeqirja Ejupin - Zeqën, i cili u përkujdes disa decenie që "Rilindja" të mos mungoj asnjëherë", thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës.

Sipas këtij njoftimi gjithashtu thuhet se përveç qytetarëve të komunës nga ky kiosk, gazeta "Rilindja" blihej edhe nga kumanovarët, sidomos nga nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme, që frekuentonin Qendrën arsimore "Skënderbeu".

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration