Lokale
Komuna së bashku me organizatën HELP ndanë mjete për biznese
Komuna e Bujanocit po mbështet realizimin e projektit të Organizatës Gjermane Help.
Sipas shefit të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti komuna e Bujanocit po partcipon me një vlerë prej 48 mije euro.
“Vlera e përgjithshme e projektit për Komunën e Bujanocit është 1.348.672 euro nga e cila kontributi i komunës është 48.000 euro. Në konkurs kanë aplikuar 162 persona me projektet e tyre, ndërkaq 40 prej tyre janë përfitues të grandeve. Përfituesit janë kryesisht zejtar dhe bujq individual”, tha Pajaziti.
Ai shpjegon se përmes këtij projekti do të mundësohet hapja e 40 bizneseve te vogla me vlerë mesatare për një projekt prej 2400 euro./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!