Digjen disa shtëpi në Malësinë e Bujanocit
Lokale

Digjen disa shtëpi në Malësinë e Bujanocit

24.Aug.2012 17:24
0
Edhe këtë fundjavë të gushtit, kanë vazhduar të mbretërojnë temperaturat e larta, gjë që kanë shkaktuar ndezjen e zjarreve, kanë ndihmuar dhe përshpejtuar përhapjen e xixave të ndonjë personi të pakujdesshëm si dhe kanë lehtësuar realizimin e qëllimit të zjarrvënësit të qëllimshëm që të digjen arat, malet, shtëpitë e çdo gjë e gjallë, pa u hetuar dhe pa lënë gjurmë, raporton rajonipress.
Zjarri në përmasa të mëdha është përhapur edhe në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, pikërisht edhe në fshatin Priboc, vend i cili gjendet në kufirin Kosovë –Serbi, vend ku janë të përqendruar xhandarmëria dhe ushtria serbe njofton Ismet Tafili veprimtar. Siç jemi të informuar nga banorët e pakët të fshatit, përkatësisht nga Hafiz Musliu Muzafer Fazliu, Rexhep Hajdini e Hamdi Krasniqi, sot, më 23. 8. 2012, zjarr i madh e ka kapluar lagjen e Sadikajve të fshatit Priboc i cili me një shpejtësi të madhe ka djegur disa shtëpi të kësaj lagje, malet, kullosat, pemët etj. Ata janë përpjekur ta fikin zjarrin, por ai kishte marrë përmasa të mëdha në lagje. Sipas tyre, malet për rreth këtij fshati kanë filluar të digjen më 22. 8. 2012 dhe që nga ajo kohë është përhapur me shpejtësi edhe në lagjen e Sadikajve në Priboc. Këta banorë kanë lajmëruar edhe zjarrfikësit e komunës së Bujanocit të cilët në fshat kanë arritur rreth orës 16.00 së basku me disa policë. Arritjen me kohë e ka penguar largësia dhe terreni i vështirë i këtyre fshatrave. Këta banorë dhe zjarrfikësit janë munduar ta fikin zjarrin, por nuk kanë arritur ta lokalizojë tërësisht. Ata thonë se në disa vende ka ende zjarr. Në këtë lagje janë djegur disa shtëpi e plevica, (Muzafer Fazliut, Ismajl e Musah Ismajlit dhe e Sadik Fetahut). Edhe vitin e kaluar ishte djegur një pjesë e malit të këtij fshati, dhe sikur për inat: ajo që ka shpëtuar vitin e kaluar duhet të digjet sivjet./Titulli.com/
Komuna së bashku me organizatën HELP ndanë mjete për biznese
Medvegja, “zemra” e diskriminimit në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration