Komuna e Preshevës në tërësi konform Ligjeve mediale
Lokale

Komuna e Preshevës në tërësi konform Ligjeve mediale

15.Dec.2014 23:20
0
Kanë kaluar pesë muaj nga miratimi i Ligjit të ri për informim nga Parlamenti i Serbisë i cili parashikon privatizimin e mediave në pronësi shoqërore më së voni deri më 30 qershor të vitit 2015, që automatikisht nënkupton ndalimin e mëtejmë të financimit përmes taksapaguesve, kurse nga muaji i kaluar është në fuqi edhe Rregullorja e qeverisë serbe që obligon financimin e përmbajtjeve programore mediale përmes projekteve konkurruese.

Ky ndryshim ligjesh në sferën mediale ka detyruar si pushtetin qendror, ashtu edhe vetëqeverisjet lokale që të ndryshojnë pozicionet buxhetore kur është në pyetje parashikimi i mjeteve për media në programet buxhetore për vitin e ardhshëm.

Shumica e komunave në Serbi tashmë kanë paraparë linja buxhetore për mjetet e informimit, e që tash e tutje do të ndahen vetëm në saje të  konkurseve publike e me një vendim të komisioneve të posaçme të formuara enkas për këto qëllime, kurse ministria e Kulturës dhe Mediave vetëm se e ka miratuar vendimin për formën e formularëve që do të shërbejnë për propozim projektet.

Me rekomandim të kësaj ministrie por edhe asaj të financave, administratat lokale janë duke marrë rekomandime, që  krahas Ligjit, subvencionimi i 87 mediave ekzistuese publike të parashihet në buxhete vetëm për gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Së fundmi, edhe kryesuesit e shumicës së komunave në Serbi, që ishin pjesëmarrës të konferencave të ndryshme të organizuara qoftë nga organizatat mediale, OSBE, apo edhe ambasadat e huaja, janë zotuar se edhe përkundër parashikimit të subvencionimit për gjashtë muaj për mediat publike, nuk do të ketë shkurtim të pjesës tjetër të mjeteve apo destinim për qëllime tjera, por se ato do të mbesin në linjën buxhetore e cila do ta parashoh financimin e përmbajtjeve mediale përmes propozimit të projekteve konkurruese.

Në këtë drejtim, konform rekomandimeve, parashihet të veprojë edhe komuna e Preshevës.

Në propozimin e buxhetit për vitin 2015 në të cilin ka pasur qasje portali Titulli figuron se kjo komunë për sferën e informimit publik ka paraparë mjete pothuaj se të ngjashme sikurse në vitin 2014, e që kapin vlerën e 22.900.000 dinarëve.

Kjo komunë ka paraparë që për gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm, ashtu siç lejon Ligji, të subvencionoj N.P. Rtv Presheva me 10.200.000 dinarë, ndërsa pjesa tjetër e kësaj linje buxhetore e cila peshon 12.700.000 dinarë do të jetë në dispozicion të konkurseve publike të përmbajtjeve mediale, ashtu siç e parashikon Rregullorja e qeverisë serbe.

Derisa komuna e Preshevës tashmë i ka bërë propozimet buxhetore për sferën e mediave konform Ligjeve aktuale, në komunën e Bujanocit dhe Medvegjës akoma nuk ka ndonjë propozim të buxhetit për vitin e ardhshëm për t’u pasqyruar metoda e informimit publik. /Titulli.com/

Propozohen ndryshimet e emrave, por jo edhe "Vuk Karaxhiq" (Dokument)
Të rinjtë e Bujanocit në Obrenovcin e vërshuar (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration