Komuna e Preshevës përgatitet për binjakëzim me komunën e Çairit dhe Likovës
Kryetarja e komunës së Preshevës, përmes një postimi ka sqaruar se anëtarët e Këshillit Komunal votuan për t’i propozuar Kuvendit Komunal ta shqyrtojë propozimin për binjakëzimin e Komunës së Preshevës me komunën e Çairit dhe Likovës.
Postimi i plotë në facebook nga Ardita Sinani:
Miratimi i propozim-vendimit për rishikimin e buxhetit programor për vitin 2021 në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal ishte një nga vendimet kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal.
Anëtarët e Këshillit Komunal votuan gjithashtu për t’i propozuar Kuvendit Komunal ta shqyrtojë propozimin për binjakëzimin e Komunës së Preshevës me Komunat e Çairit dhe Likovës.
Binjakëzime si rezultat i punimeve të Konferencës së fundit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon në Tiranë dhe takimit tim me kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, me qëllim të tërheqjes së IPA fondeve evropiane për projekte të përbashkëta rajonale ndërkufitare.