Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj
Lokale
Komuna e Bujanocit shpallë situatë të jashtëzakonshme për një pjesë të territorit
Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj të tretë të jashtëzakonshme ka shqyrtuar gjendjen në teritorin e komunës së Bujanocit pas reshjeve të bujshme të shiut dhe breshërit më 22.06.2022, dhe ka marrë Vendim për shpalljen e situatës së jashtëzakonshme për një pjesë të teritorit të komunës së Bujanocit.
Vendet në të cilat është shpallur gjendja e jashtëzakonshme janë: Tërnoci, një pjesë e Bujanocit, Lopardincës, Turisë, Levosovës, Mal Tërnocit dhe Breznicës.
Me këtë rast, njoftohen të gjithë banorët e këtyre vendbanimeve se mund të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe shiu në zyrën e Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, kati i tretë, numër 42., edhe atë duke filluar prej datës 27.06.2022 (e hënë) deri më 01.07.2022 (e premte).
Pas kësaj periudhe, Komisioni për vlerësimin e dëmeve i formuar nga Këshilli Komunal do të dal në teren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Teskt i publikuar në faqen e komunës së Bujanocit në Facebook.