Komuna e Bujanocit përkrah punën ilegale
Lokale

Komuna e Bujanocit përkrah punën ilegale

10.Dec.2012 14:05
0
[caption id="attachment_45411" align="aligncenter" width="576"] Ilegaliteti ne veper (vendosja e antenave per transmetim te RTB-se ne komunen e Presheves), foto e marr nga faqja e facebook-ut te RTB-se[/caption] Në seancën e sotme të Këshillit Komunal të Bujanocit është kuptuar se në këtë komunë mund të punohet  ilegalisht dhe se gjëra të tilla përkrahen edhe materialisht. Duke folur në pikën e tretë të rendit të ditës, në propozim raportin për viti 2013 të N.P. Rtv Bujanoci, drejtori i këtij institucioni, Abedin Raqipi, ka falenderuar personalisht kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, për ndihmën e ofruar gjatë muajit tetor në përforciimin e sinjalit televiziv. Madje edhe vet kryetari Arifi në foltore ka pranuar se RTB është ndihmuar me mbi një million dinar në përforcimin e sinjalit. Një fakt i këtillë ka ngjallur reagime të menjëhershme tek medium tjetër elektronik në këtë komunë, Rtv Spektri. “ Ka dy muaj që RTB është duke emetuar sinjal të jashtë ligjshëm në komunën e Preshevës pa lejen e Agjencionit Republikan për Radiodifuzion me aparaturën e vendosur në pikën “ Reljanski rid “, shprehet drejtori i RTV Spektri, Jeton Ismaili. “ Ky është një akt i cili sipas ligjeve në fuqi shkakton vepër penale ngase ka të bëjë me ushtrimin e paautorizuar të veprimtarisë. Përveç Ligjit Penal kjo sanskionohet me me Ligjin për Radiodifuzion, dhe ne do të ankohemi në RRA për konkurencë jolojale nga ana e RTB-së. Është indikative se si kryetati i komunës  lejoj gjëra të tilla kur vet me profesion është magjistër i shkencave juridike “, pyetet i hamenduar Ismaili. Sipas Ligjit Penal të Serbisë ushtrimi i pautorizuar i veprimtarisë sanksionohet me burgim deri në dy vjet, ndërsa me Ligjin për Radiodifuzion vendosja e aparaturës emetuese në lokacione pa lejen e RRA-së gjobitet me një million dinarë për personin juridik dhe deri në njëqindë mijë dinarë për personin përgjegjës./Titulli.com/
RTB të sistematizoj vendet e punës ose të mbyllet!
Zyrtare: Zgjerohet koalicioni në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration