Komuna e Bujanocit paguan subvencionet për bujqësi të vitit 2019
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka urdhëruar sot pagesën prej 12.415.133 dinarëve (105.660 €) për 214 bujqit e komunës sonë, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Sipas këtij njoftimi ky borxh daton nga konkursi i vitit 2019 për bujqësi, kurse vendimi për ndarjen e mjeteve financiare ishte marrë një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, dhe mjetet e ndanë në mënyrë selektive vetëm për disa përfitues, ndërkaq pjesa e mbetur është paguar sot.
Komuna ka noftuar gjithashtu se së shpejti do të shpallet konkursi i radhës për bujqësi. Komuna e Bujanocit ka siguruar 4.000.000,00 dinarë nga Trupi Koordinues për mbarësim artificial dhe bujqit nuk do të kenë nevojë që të paguajnë mbarësimin artificial ndaj stacionit të veterinarisë.