Komuna e Bujanocit nënshkruan vendimet për konkursin e bujqësisë
Lokale

Komuna e Bujanocit nënshkruan vendimet për konkursin e bujqësisë

27.Jul.2022 11:07
0

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc janë shpërndarë aktvendimet për bujqit të cilët kanë përfituar subvencione nga komuna e Bujanocit.

Kryetari i komunës së Bujanocit i shoqëruar nga kryeshefi i Drejtoratit për Bujqësi dhe Ekonomi Agon Islami dhe Shërbimi i Bujqësisë i përbërë nga Rexhep Adili, Hekuran Ameti, Zoran Mladenoviq, ka shpërndarë sot zyrtarisht aktvendimet për bujqit që kanë përfituar subvencione nga konkursi i shpallur më datë 23.05.2022.

Nga ky konkurs, gjithsej kanë aplikuar 121 bujq, nga të cilët 118 kanë përfituar, kurse vetëm 3 janë refuzuar.

Shuma e përgjithshme që ka ndarë komuna e Bujanocit për subvencionimin e bujqësisë është 11.300.000,00 dinarë, kurse shuma e përgjithshme e përfituesve është 8.323.498,48 dinarë.
Është hera e parë që kërkesat janë më të vogla se vlera e ndarë për subvencionim.

Nga ky konkurs bujqit kanë përfituar subvencione në makina dhe pajisje tjera bujqësore, si dhe pajisje për bletari. 
 
Tekst i publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration