Komuna e Bujanocit në bllokadë financiare, zgjidhja kredia?
Komuna e Bujanocit është futur në bllokadë financiare në vlerë prej 3.72 milion dinarë për shkak të borxheve që nuk po mundet t’i mbulojë.
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit gjatë mbledhjes së fundit të mbajtur ka shqyrtuar mundësitë për marrje kredi për daljen nga kjo krizë e thellë financiare, shkruan Titulli.com.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka vlerësuar se zgjidhje mundë të jetë marrja e kredisë afatshkurtër prej 15 milion dinarë por sipas tij janë në pritje të mendimit të ministrisë së financave.
Në bankën popullore shihet se llogaria e komunës së Bujanocit është bllokuar nga data 30 maj 2019 dhe deri më tani janë bllokuar të gjitha qarkullimet financiare duke llogaritur edhe rrogat e administratës komunale, raporton Titulli.com
Shefi i financave të komunës së Bujanocit gjatë mbledhjes së rregullt të këshillit komunal ka thënë se janë në bllokadë financiare dhe nuk po munden të paguajnë faturat shfrytëzuesve dhe shpenzimet e udhëtimit për shkollat.
Opozita në kuvendit komunal akuzon vazhdimisht se komuna e Bujanocit nuk po menaxhon mirë dhe po keqpërdor buxhetin komunal që tani ka pru edhe në situatë të bllokimit financiar./Titulli.com/