Komuna e Bujanocit me njoftim zyrtar për masat e reja ndaj Covid-19
Lokale

Komuna e Bujanocit me njoftim zyrtar për masat e reja ndaj Covid-19

23.Nov.2020 13:12
0
Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc i njofton qytetarët se Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar masa të reja për eliminimin e epidemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, zbatimi i të cilave fillon nga e marta, më 24 nëntor 2020.
 
Masat e reja kundër epidemisë janë:
 
- Shkurtimi i orarit të punës deri në ora 18:00 restoranteve, kafiterive, bareve, klubeve, bastoreve dhe qendrave tregtare.
- Përdorimi i obligueshëm dhe pa kusht i mbrojtjes personale (bartja e maskës mbrojtëse) në hapësirat e mbyllura, si dhe në ambiente të hapura në ato raste ku nuk mund të shmangen kontaktet me personat tjerë.
- Ndalimi i të gjitha tubimeve publike me prani të më shumë se 5 (pesë) personave në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Nga kjo masë përjashtohen organizata punuese, entet shkollore, shitoret, qendrat tregtare dhe objektet e ngjajshme, për të cilat vlenë rregulli i paraparë mbi numrin e pranishëm të personave në çdo moment në raport me sipërfaqen e objektit (minimum 4m2 për person).
- T'iu mundësohet puna nga shtëpia të gjithë punonjësve në përputhje me procesin e punës.
- Kontrolli i përpiktë i obligimit të bartjes së maskës në automjetet e transportit publik, krahas përgjysmimit të numrit maksimal të udhëtarëve në automjet, nga kapaciteti i deklaruar i automjetit.
- Kontrolli i përpiktë i zbatimit të izolimit në shtëpi, karantinimit shtëpiak (vetizolimit) si dhe i të gjitha masave të tjera kundër epidemisë që janë në fuqi.
 
Masat e përmendura janë të afatizuara në periudhën prej 10 ditësh dhe do të rishqyrtohen në pajtim me situatën aktuale epidemiologjike.
 
Qeveria shfrytëzon edhe këtë rast që edhe njëherë t'i lus dhe fuqishëm të apelojë te qytetarët që të sillen me përgjegjësi ndaj vetes dhe bashkëqytetarëve të tjerë.
 
Të gjitha masat e miratuara kanë për qëllim ekskluzivisht ruajtjen e jetëve dhe shëndetit të qytetarëve./Titulli.com/
Cakaj: Serbia po kryen spastrim etnik "të maskuar" të shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration