Komuna e Bujanocit “godet” median shqipe në kohë pandemie, anulon konkursin?
Komuna e Bujanocit në vendimin e publikuar në ueb-faqen e komunës njofton se është anuluar thirrja publike për pjesëmarrje në konkurs për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2020.
Sipas arsyetimit në vendim thuhet se anulimi është bërë për shkak se kryetarja e komisionit profesional, Ardita Behluli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.
Me këtë vendim dëmtohen më shumë mediat lokale në gjuhën shqipe që për vitin 2020 nuk kanë marrë mbështetje financiare as nga konkurset e ministrive përkatëse.
Me këtë konkurs ishin të paraparë 3.8 milion dinarë për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit për vitin 2020./Titulli.com/
Vendimi i plotë i piblikuar në faqen e komunës së Bujanocit