Komuna Bujanocit nxitë punësimin, sot 24 të punësuar (video)
Lokale

Komuna Bujanocit nxitë punësimin, sot 24 të punësuar (video)

25.Dec.2012 17:44
0

kontratat-zyra per zhvillim1

Në zyrën për zhvillim ekonomikë në Bujanoc sot është bërë nënshkrimi i kontratave me ndërmarrjet private të cilat kanë përfituar nga projekti i komunës Janë gjithsejtë 24 ndërmarrje të Komunës së Bujanocit që sot kanë siguruar pagesat e kontributeve për një punëtorë, duke filluar që nga një janari, nënshkruesit do të punësojnë nga një qytetarë. Ndërmarrjet përfituese janë obliguar për marrjen e një punëtori, me ç’rast Komuna e Bujanocit e ka stimuluar punësimin duke i paguar kontributet, si sigurimin shëndetësor dhe atë pensional, për një vit të plotë, në vlerë prej 120.000 dinarë për një të punësuar, raporton Titulli. Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi me këtë rast theksoi se administrata e tij ka rritë buxhetin për punësim të të rinjve nga 5 milionë dinarë sa ishte në vitin 2012, në 10 milionë dinarë në vitin 2013. “Për vitin e ardhshëm 2013 në bazë të buxhetit të aprovuar, Komuna e Bujanocit ka paraparë që në këtë pozicion nga 5 milionë sa ishin në 2012, të rritet në 10 milionë në vitin 2013, për punësim të rinjve në ekonomi dhe jo në administratë”, është shprehur Arifi. Ai njëherit ka theksuar se këtë vit ka bërë punësimin edhe të 10 punëtorëve në arsim. Edhe drejtori Agim Haliti nga Drejtoria për Ndërtim ka uruar përfituesit e këtij projekti, duke kërkuar nga ta respektimin e kontratës. “Ju dëshirojë sukses dhe do të kisha dashur që këtë kontratë të gjithë ta respektojnë me përpikëri dhe ata të cilët e respektojnë prapë të aplikojnë”, ka përfunduar Haliti./Titulli.com/ http://youtu.be/8dq5PC53kpQ
Edhe policia serbe kërkon rrënimin e përmendores
Xhandarmëria në Preshevë, “viziton” përmendoren (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration