Lokale
Xhandarmëria në Preshevë, “viziton” përmendoren (video)
[caption id="attachment_47863" align="aligncenter" width="576"] Xhandarmëria në qendër të Preshevës (Foto: "Kjo është Presheva jonë")[/caption]
Dhjetëra policë të njësisë special serbe të Xhandarmërisë sot kanë kaluar me motorët e tyre në sheshin e Preshevës
Xhandarmëria serbe me veshje ushtarake sot “vizituan” lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së duke bërë një defilim me motorët e tyre, raporton Titulli.
Sipas qytetarëve nuk ka pas ndonjë aksion të këtij njësiti, mirëpo dyshohet se ardhja e tyre në qendër të Preshevës është për të përgatitur ndonjë aksion për rrënimin e pllakës përkujtimore të 27 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila u ngritë para godinës së administratës komunale në Preshevë.
Rrallë herë ndodhë që njësitë special të bëjnë defilime të tilla në qendër të qytetit.
Kryeministri Ivica Daçiq ka përsëritur për të dytën herë që përmendorja e UÇPMB-së duhet të largohet, ndërsa kësaj thirrje kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa iu ka përgjigjur: “nuk e kemi vendosur për ta rrënuar”./Titulli.com/
http://youtu.be/5ZSfHVR30A4
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!