Lokale
Kompleks memorial të UÇPMB-së prej 100 mijë euro dhe 3.000 metra katrorë
[caption id="attachment_42178" align="alignleft" width="173"] Plani i kompleksit memorial te UCPMB-se[/caption]
Në fshatin Rahovicë në afërsi të Preshevës po vazhdojnë punimet për ndërtimin e kompleksit memorial kushtuar tetë dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së gjatë konfliktit të armatosur me forcat policore të Serbisë në vitin 2001.
Ngritja e këtij kompleksi i cili po ndërtohet në 3.000 metra katrorë, do të kushtojë mbi 100 mijë euro, raporton B92.
Gurthemeli për ndërtimin e kompleksit memorial ka filluar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa kryetari i Bashkësisë Lokale të Rahovicës, Fatmir Azizi, thotë se kompleksi deri në përvjetor, që shënohet më 15 maj, do të ketë të përfunduar punimet bazë.
Ai ka thënë se mjetet për ngritjen e lapidarit i cili kushtonë më shumë se 100 mijë euro janë siguruar nga qytetarët, ndërmarrësit privat si dhe bashkëatdhetarët nga diaspora.
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa sikurse që bëri zbulimin e pllakës përkujtimore të 28 dëshmorëve të UÇPMB-së në sheshin e Preshevës, poashtu e ka vënë gurthemelin për ndërtimin e kompleksit memorial në Rahovicë.
Ai edhe pse kishte deklaruar se do të japë dorëheqje të parevokueshme në rast të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës, këtë deri në këto momente nuk e ka bërë me arsyetimin e ri se Partia ka marrë vendim për të mos dhënë dorëheqjen./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!