Kompania "TURKER" nga Stambolli dhuron 525 kontejnerë donacion për komunën e Bujanocit
Kompania "TURKER" nga Stambolli me pronar biznesmenin Tamer Turker sot ka dhuruar 525 kontejnerë të 120 L për komunën e Bujanocit.
"Kontejnerët do të përdoren për qëllime ekologjike dhe me ato do të disponojë ndërmarrja publike "Komunalia", e cila ditëve në vijim do të bëjë shpërndarjen e tyre sipas nevojës", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit të publikuar në ueb-faqen e komunës në Facebook.
Sipas këtij njoftimi ky donacion vie pas takimit që Tamer Turker zhvilloi me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi para disa javëve.
Kryetari Arifi në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit shpreh falemnderim për Turker që me këtë donacion po kontribuon në mbrojtjen e ambientit jetësor.
Kompania TURKER është një prej kompanive më të sukseshme në Turqi, pronar i së cilës është Tamer Turker me prejardhje nga Bujanoci, për të cilin ky nuk është donacioni i parë për komunën tonë.