Komisioni Republikan Zgjedhor certifkon 3 mandate deputeti për listën shqiptare
Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) në seancën e djeshme në bazë të rezultateve të zgjedhjeve ka ndarë mandatet e deputetëve në Parlamentin e Serbisë, ku lista zgjedhore e “Aleksandar Vuçiç- Për fëmijët tanë” ka fituar 188 mandate.
Sipas KRZ-së, pason lista zgjedhore “Ivica Daçiç-SPS-JS-Drangan Markoviç Palama” me 32 mandate dhe ajo e Aleksandar Shapiç- Fitore për Serbinë” me 11 mandate.
Lista e Lidhjes të Hungarezeve të Vojvodinës fitoi 9 mandate, lista Muamer Zukroliç katër mandate, kurse “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” dhe lista e SDA të Sanxhakut të Sulejman Ugljanin nga tre mandate.